Humbin jetën dy persona 68 dhe 22 vjeç

Dy persona ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në bubullimë të Lushnjes

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20 të së premtes në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë. Siç duket nga pamjet, automjeti tip “Toyota” ku udhëtonin dy persona të moshës 68 dhe 22 vjeç ka dalë nga rruga pranë një ure dhe ka rënë në kanal.

Nga aksidenti kanë humbur jetën 68-vjeçari Xhafer Oshafi  dhe pasagjerja e moshës 22 vjeç Aurora Basha.

Dyshohet se 68-vjeçari i cili drejtonte automjetin ka qenë me shpejtësi dhe sapo ka kaluar rrethrrotullimin nuk ka mundur të drejtojë makinë në kthesë dhe ka rënë nga ura në kanal.

Tv Klan