Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan.

Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një 36-vjeçar me iniciale M. N, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas policisë, viktima u hodh nga mjeti që po përmbysej. Por fatkeqësisht kamioni e zuri poshtë. Ai po udhëtonte si pasagjer në kamion. Ndërkohë është lënduar edhe shoferi i mjetit.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë kanë shkuar në vendngjarje dhe Korrenspondentja e Klan News, Daniela Zisi, ka raportuar se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. /tvklan.al