Një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës në qendër të qytetit të Beratit. Për pasojë u plagosen rëndë shoferi dhe pasagjeri i mjetit.

Aksidenti ndodhi nga përplasja e një automjeti tip “Volkswagen” me murin rrethues të kishës së “Shën Dhimitrit”. Të plagosurit janë dërguar në spitalin Rajonal të Beratit ku i janë nënshtruar operacionit dhe gjendja e tyre është e rëndë./ABC News