Të lënduar drejtuesit e automjeteve

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Tiranës.

Dy automjete janë përplasur në rrugën Papa Gjon Pali i dytë.

Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima përveç lëndimeve që kanë marrë drejtuesit e automjeteve.

Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin automjetet dhe mosrespektimi sinjalistikës.

Tv Klan