Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humbet jetën e mitura

Foto nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humbet jetën e mitura

11:20 15/09/2019

Një vajzë e mitur 13 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Rrugën e Kombit paraditen e kësaj të diele.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen e rrugës pranë fshatit Gziq të Lezhës. Nga aksidenti humbi jetën vajza e mitur e shoferit të makinës.

13-vjeçarja u dërgua fillimisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Kurse babai i saj ka mbetur i plagosur. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të mbledhur prova që do të shërbejnë për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. /tvklan.al

Informacioni paraprak i policisë

Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT