Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Krane-Konispol.

Policia lokale sqaron se “rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga”.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po ashtu mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al