Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në qendër të Shëngjinit. Policia e Lezhës në njoftimin paraprak bëri me dije se një furgon përplasi një të mitur, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

I mituri fatkeqësisht nuk ka mundur që t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Fëmija 6 vjeç ishte duke kaluar rrugën me prindërit dhe në një moment është shkëputur prej tyre dhe u përplas nga makina.

Ndërkohë mësohet se shoferi i furgonit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Klan News raporton se fëmija i mitur ishte me origjinë nga Burreli dhe kishte ardhur me pushime me familjen në Shëngjin./tvklan.al