Një aksidenti i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Burime nga policia kanë bërë me dije se nga përplasja e një “Benz” me një kamion, kanë mbetur katër persona të lënduar të cilët janë transportuar në spitalin e qytetit.

“Janë përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe,  banues në L. 3 Heronjtë,  me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe,  banues në L. Guerrile, Shkodër”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /tvklan.al