Aksident i rëndë në Tiranë, përmbyset makina me fëmijë brenda



Aksident i rëndë në Tiranë, përmbyset makina me fëmijë brenda

14:49 01/06/2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:10 të ditës së sotme në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, ku është përplasur mjeti me drejtues E.T., me mjetin me drejtues G.D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit G.D dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, siç bën me dije policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al




Të ngjashme