Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës. Në pamje po shihni pikërisht makinën e cila me shpejtësi të madhe ka përplasur 10 mjete, që kanë qenë të parkuara.

“Drejtuesi i mjetit është dëmtuar ndërsa ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e qytetit të Vlorës”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën transballkanike. Mësohet se drejtuesi i Benzit që shkaktoi këtë aksident është Kreshnik Lilaj, kreu i Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Tv Klan