Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Dy makina janë përplasur mes tyre.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk dihet ende. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat policore.

Informacioni paraprak i Policisë së Fierit:

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

/tvklan.al