Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në rrugën e Kombit.

4 persona të së njëjtës familjeje nga Kosova kanë humbur jetën nga përplasja e makinës së tyre Citroen me targa 01 351 MH me një kamion.

Viktimë nga kjo ngjarje tragjike mbetën B.Avdijaj, 51 vjeç, A.Avdijaj, 34 vjeçe, M.Avdijaj, 6 vjeçe, K.Koçi, 11 vjeç,. E vetmja e mbijetuar është vajza e vogël e familjes, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo është 3-vjeçarja V.Avdijaj.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë”, thuhet në një njoftim nga policia.

Dyshimet paraprake janë se shkak për aksidentin u bë një parakalim i gabuar nga makina e familjes Avdijaj, megjithatë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë policia ka nisur hetimet./tvklan.al