U përplas me një makinë tjetër, plagoset shoferi

Këto janë pamjet e automjetit me të cilin lëvizte, Arjon Shanaj student i Akademisë së Sigurisë së Policisë, i cili humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti të rëndë i ndodhur rreth mesditës së kësaj të mërkure në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Siç mund të shihni dhe në këto pamje, makina Mini Cooper me të cilën lëvizte viktima, pas përplasjes me barrierën metalike, është përmbysur dhe shkatërruar krejtësisht.

Kjo përplasje e fortë i shkaktoi 29-vjeçarit vdekjen e menjëhershme. Shanaj ishte student i vitit të tretë të Akademisë së Sigurisë.

Nga aksidenti i rëndë mbeti i lënduar dhe shoferi i makinës tjetër. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ngjarja paraprakisht dyshohet se ndodhi nga lagështia dhe shpejtësia tej normave të lejuara që solli humbjen e kontrollit të mjetit.

Tv Klan