Aksident i tmerrshëm, makina bie nga ura mbi kokat e njerëzve (Video)



Aksident i tmerrshëm, makina bie nga ura mbi kokat e njerëzve (Video)

10:40 24/11/2019

Një automjet është përfshirë në një aksident të rëndë, duke u rrëzuar nga ura.

Një grua vdiq dhe gjashtë këmbësorë të tjerë mbetën të plagosur nga ngjarja që ka ndodhur në Hyderabad të Indisë. Sikurse duket në video, makina po lëvizte me shpejtësi të lartë në urë, kur humbi kontrollin në kthesë dhe goditi barrierat në anë të rrugës, duke bërë që të “fluturonte” nga ura dhe të binte mbi kokat e njerëzve në trotuar.

Gruaja që humbi jetën ishte duke pritur për autobusin kur u godit nga makina që ra nga ura. Ndërsa 6 këmbësorët e tjerë po ecnin në trotuar. Pasi bëri disa rrotullime në ajër, mjeti rrëzoi edhe një pemë në rrugën poshtë urës.

Turma tjetër e kalimtarëve vrapuan të shpëtonin pasi vunë re automjetin që po binte mbi ta. Më pas nxituan të ndihmonin personat e lënduar nga ky aksident i rëndë. /tvklan.al




Të ngjashme