Tre makina janë përfshirë në një aksident në hyrje të Tiranës. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 tek mbikalimi  afër një qendre tregtare.

Si pasojë e aksidentit plagosur dy persona, drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia Rrugore dhe po punohet për zbardhjen shkaqeve të aksidentit.

Po ashtu po punohet dhe për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve./tvklan.al