Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në fshatin Xibrakë.

Policia e Elbasanit njofton se një mjet tip “Fiat” që drejtohej nga një qytetar me origjinë nga Serbia është përplasur me mjetet tip “Volksvagen”, me drejtues 31-vjeçarin nga Divjaka dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër tip “Opel” që drejtohej nga një 34-vjeçar.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 pasagjerë, një grua dhe një fëmijë i mitur, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al