Një aksident me pasojë 5 të lënduar është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Librazhdit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, mjeti  me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është  përplasur me mjetin  me drejtues shtetasin Xh.H.,  rreth 60 vjeç, banues në Shkup,  Maqedonia e Veriut.

Si pasojë janë  drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /tvklan.al