Fatmir Avdillari, person me precedent penal

Një 45-vjeçar humbi jetën në një aksident që ndodhi mesditën e sotme në bulevardin ‘Migjeni’ në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Viktima është Fatmir Avdillari i cili po udhëtonte me një motor.

Në aksident janë përfshirë edhe 2 automjete që drejtoheshin nga një 38-vjeçare dhe një 40-vjeçar.

Viktima ishte një person me precedent penal i dënuar në të kaluarën për vrasje si pjesë e bandës së Yzberishtit.

Tv Klan