Aksident me vdekje, arrestohet shoferi 28-vjeçar

Foto ilustrim

Aksident me vdekje, arrestohet shoferi 28-vjeçar

10:14 18/09/2019

Një 32-vjeçar me iniciale R.Ç. që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Rrotull të Durrësit.

Viktima u përplas nga automjeti tip Peugeot e drejtuar nga 28-vjeçari me iniciale E.C. Pas aksidentit, shoferi u largua nga vendngjarja, por u arrestua nga policia disa orë më vonë.

Ai akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT