Indrit Kodra u godit nga një makinë që drejtohej nga Aleksandër Shani

Një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Çermë-Divjakë në Lushnje gjatë natës së sotme.

Ai është Indrit Kodra nga Lushnja. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor dhe është goditur nga pas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi Aleksandër Shani nga Divjaka.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është përpjekur t’i japë ndihmën e parë 27-vjeçarit duke e transportuar për në spital, por rrugës ai ka ndërruar jetë.

Dyshimet e para për shkaqet e këtij aksidenti lidhem me humbjen e vëmendjes së drejtuesit të automjetit, ndërsa bëhet e ditur se edhe viktima udhëtonte me një motor pa sinjale ndriçuese.

Tv Klan