Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Oblikë të Shkodrës, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar.

Mësohet se viktima po drejtonte një motorçikletë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

32-vjeçari me iniciale Z.V. pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al