Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec rreth orës 21:40 në afërsi të fshatit Buçimas. Viktima është P.Gj. rreth 48 vjeç, banues në Pogradec.

Policia njofton se makina që ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar shoferin.

Gjatë mbrëmjes së sotme, një tjetër kalimtar u përplas nga një makinë dhe mbeti i plagosur, ndërkohë që shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. /tvklan.al