Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:05. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej drejtuesve.

Viktima është me iniciale E.M., që fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa shoferi i makinës tjetër, me iniciale Xh.S., nuk ka ka pësuar lëndime.

Ai është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes mes mjeteve, është krijuar radhë e gjatë në këtë segment rrugor. /tvklan.al