33-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga duke përfunduar në kanal

Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë. Një 33-vjeçar humbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Sipas policisë automjeti doli nga rruga duke përfunduar në një kanal. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shoferin nga makina pasi ai mbeti për disa minuta i bllokuar. 

33-vjeçari ndërroi jetë ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Klan News