Aksident me vdekje në Durrës



Aksident me vdekje në Durrës

08:52 20/09/2020

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari ka ndodhur paraditen e kësaj të diele. Sipas informacioneve mësohet se i moshuari që lëvizte me biçikletë është përplasur nga qytetari G.M. i cili ishte duke drejtuar një mjet tip “Benz”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, ku 65-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton Policia./tvklan.al






Të ngjashme