Mjeti përplaset me trafikndarësen, në gjendje të rëndë shoferi

Automjeti ku udhëtonin 3 të rinjtë u përplas fort me trafikndarësen, për pasojë dy të rinj humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një i tretë përfundoi në spital në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës në autostradën Durrës-Tiranë, ku humbën jetën Silva Gjergji 26 vjeçe dhe një pasagjere tjetër ende e paidentifikuar.

Shkak i përplasjes së fortë dyshohet se u bë humbja e kontrollit nga shoferi i makinës tip Ford, 26-vjeçari, Arbër Tivari.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha, pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Për aksidentin e rëndë, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe dinamikës së ngjarjes.

Tv Klan