Një këmbësor ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Policia thotë se viktima është i moshës rreth 60 vjeç dhe nuk është identifikuar ende.

Drejtuesi i automjetit, 47-vjeçari me iniciale L.K. u shoqërua në komisariat për t’u pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /tvklan.al