Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 66-vjeçari me iniciale R.K. Policia njofton se viktima po lëvizte me biçikletë në aksin Seman – Fier kur u përplas nga një automjet. 66-vjeçari u dërgua në spitalin e Fierit, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ndërkohë, automjeti që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja. Grupi hetimor nisi punën për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

/tvklan.al