Një aksident me vdekje ka ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Pojanit në Fier. Korrenspondentja e Klan News, Anila Sefa, raporton se janë përplasur një makinë tip Audi me një motor.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Për shkak të përplasjes së fortë, trupi i viktimës kishte përfunduar në një kanal.

Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit. /tvklan.al