Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë e paidentifikuar në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije mbrëmjen e sotme.

Policia thotë se viktima është 87-vjeçari me iniciale A.Q, nga Saranda.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja. Blutë e qytetit të Gjirokastrës kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar. /

tvklan.al