Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 30-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në Kamëz.

Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës, një automjet i drejtuar nga 25-vjeçari R.M. është përplasur me motorin që drejtohej nga 30-vjeçari F.H. në bulevardin “Blu”.

Për pasojë, ky i fundit mbeti i vdekur për shkak të plagëve të rënda. Grupi hetimor i policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al