Një aksident me vdekje ka ndodhur mbremjen e së dielës në Kamëz, ku sipas policisë ka humbur jetën një person i moshuar.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tokio” dhe i moshuari ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Uniformat blu arrestuan drejtuesin automjetit tip Renault, i cili u mor në pyetje në komisariatin nr.5.

Uniformat blu ende nuk kanë bërë të mundur indentifikimin e të moshuarit që humbi jetën në Kamëz, por dyshohet se mund të jetë rreth 70 vjeç. /

abcnews.al