Një person ka humbur jetën në aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë – Drenovë rreth orës 18:45. Sipas informacioneve paraprake, një kamion u përplas me një biçikletë.

Mësohet se çiklisti u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendngjarje shkuan uniformat blu të cilat nisën hetimet. Ndërsa drejtuesi i mjetit u pyet lidhur me shkaqet e aksidentit. /tvklan.al