Një tjetër aksident me vdekje këtë të Shtunë. Siç bën me dije Policia, një automjet ka përplasur një 65 vjeçare në Korçë dhe është larguar nga vendngjarja.

Fatkeqësisht, gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa është shpallur në kërkim shoferi 27 vjeçar.


“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thonë blutë në njoftimin zyrtar.

/tvklan.al