Aksident në Lezhë, humb jetën 55-vjeçari

Posta

Aksident në Lezhë, humb jetën 55-vjeçari

08:18 31/10/2019

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë pranë vendit të quajtur “Kryqezimi i Shënkollit”.

Një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar nga Kurbini ka përplasur një person që udhëtonte me motor.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Tomë Deda 55 vjeç, banues në Grykë Lumi të Lezhës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici deri në zbardhjen e ngjarjes.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT