Një 60-vjeçar ka humbur jetën në një  aksident të ndodhur në segmentin rrugor Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Dushk.

Sipas policisë, viktima me iniciale L.Sh. po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga qytetari me iniciale E.B.

60-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa shoferi i mjetit u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me dinamikën e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al