Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Mamurrasit.

Një motorçikletë është përplasur me një makinë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletë, P.P.

Ndërkohë, shoferi i automjetit u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.  /tvklan.al