Aksident me vdekje në Milot-Mamurras

Foto ilustrim
Posta

Aksident me vdekje në Milot-Mamurras

19:14 16/10/2019

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik në aksin rrugor Milot – Mamurras. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima me iniciale M.Ll. 55 vjeç po ecte në anë të rrugës kur u aksidentua nga makina.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po kryen të gjitha verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacioni paraprak i Policisë së Lezhës:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT