Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Një automjet, brenda të cilit udhëtonin tre persona, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë mbeti i vdekur drejtuesi i mjetit, kurse dy pasagjerët u plagosën. Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, raporton ABC News. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore për të ndërtuar skenën e aksidentit dhe për të zbardhur shkaqet. /tvklan.al