Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme rreth orës 19:00 në lagjen “Liria” në Shkodër.

Mësohet se një automjet tip “Audi” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga 36-vjeçari me iniciale E.L.

Për pasojë, ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale A.M. 50 vjeç po pyetet për rrethanat e aksidentit. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /tvklan.al