Një aksident me pasojë vdekjen e një 73 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërsa është arrestuar autori.

Burime nga policia kanë bërë me dije se shtetasi E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë, duke qarkulluar me automjetin, tip ‘”Mercedes Benz”, në rrugën e  “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.                               

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M. /tvklan.al