Tre persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji. Mjeti me targa AA456TU me drejtues  shtetasit R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me  mjetin me targa AA289TT me drejtues  shtetasin F.J., si dhe është përplasur lehte  autobusi me targa AA081TR me drejtues shtetasin  G.B.

Si pasojë e përplasjes  janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobusi s’ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/tvklan.al