(u40u)policia 081111Një person humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovë. Sipas burimeve policore një automjet ka përplasur një motorr, drejtuesi i të cilit, Zyfer Elezi ka humbur jetën. Të njëjtat burime thanë se automjeti po udhëtonte me shpejtësi të madhe ndërsa motori doli nga një rrugë dytësore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.