Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.
Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
I plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës.
Në vendngjarje sapo ka mbërritur ambulanca dhe policia.
“Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/tvklan.al