Një aksident me plagosjen e 6 personave ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”.

Sipas njoftimit të policisë mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç,banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit: E.V.,28 vjeç,banues në Tiranë L.N.,20 vjeç,banues në Lezhë B.K.,35 vjeçe, banuese në Kosovë dhe i mituri A.K.,të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al