Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Gazetari i Klan News Martin Marku bën me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë nga ku kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Nga dyshimet e para mësohet se automjeti tip “Volkswagen” me drejtues 21-vjeçarin K.K., është përplasur me “Mitsubishin” e drejtuar nga 65-vjeçari P.GJ.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbulimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në Shëngjin, automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi K. K., rreth 21 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi P. Gj., 65 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin “Volkswagen”, shtetasi D. P., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/tvklan.al