Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Policia e Lezhë në një njoftim për mediat bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Milot-Morinë dhe ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Viktimë ka mbetur një nga shoferët, ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, shoferi tjetër dhe një pasagjere.

Njoftim i Policisë Lezhë:

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volkswagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes/tvklan.al