Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas asaj që bën të ditur policia automjeti tip “Mahindra” që drejtohej nga personi me inicialet P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” që drejtohej nga 55-vjeçari Sh. A., banues në Elbasan.

“Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital,” thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale./tvklan.al