Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në aksin rrugor Lezhë-Milot. Si pasojë e aksidentit të ndodhur mbëmjen e sotme, kanë mbetur të lënduar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Burime për Klan News bëjnë me dije se drejtuesit e makinave janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./tvklan.al