Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Siç duket nga këto pamje të dërguara për rubrikën “Kallëzo” në redaksinë e Tvklan.al, në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset që po mundohen të shuajnë flakët.

Mësohet se në aksident janë përfshirë të paktën 3 automjete.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit apo nëse nga ngjarja ka të lënduar. /tvklan.al